Kinë, Kim Jong Il u takua me Hu Jintao

28/08/2010 12:20

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Il ka zhvilluar një takim me presidentin kinez, Hu Jintao.

Lajmin e bën të ditur agjencia koreano-jugore e lajmeve “Yonhap News Agency”. Sipas burimeve qeveritare të Seulit, Hu dhe Kim janë takuar të enjten në qytetin kinez të Cangcunit.

Mendohet se një nga qëllimet kryesore të kësaj vizite mund të jetë prezantimi i djalit të diktatorit, Jong-un me autoritetet më të larta kineze pasi ai është caktuar si pasardhësi për të ndjekur politikën komuniste të Koresë së Veriut.

Kim ka mbërritur në Kinë që prej 5 ditësh dhe ka marrë pjesë edhe në një samit të organizuar nga homologu Hu Jintao.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA