Fushë-Arrëz, banorët: Të rregullohet rruga

28/08/2010 10:55

Banorët e fshatit Gjegjan në Fushë-Arrëz kanë protestuar sot për kushtet e këqija të rrugës nacionale, ku disa herë ka patur aksidente tragjike me pasojë humbjen e jetës së njerëzve.

Banorët kërkojnë që rruga të asfaltohet pasi gjendja e saj është e rëndë, ndërsa duhen patjetër muret mbrojtëse anës saj

Sipas informacioneve të fundit banorët kanë tentuar të bllokojnë rrugën, por policia pas urdhërit të fundit të Ministrit Basha ka marrë menjëherë masa.

Pas ngjarjes së Himarës, ku banorët protestuan duke bllokuar për orë të tëra rrugën dhe për pasojë edhe qarkullimin e mijëra pushuesve, ministri Basha urdhëroi ndaljen e cdo bllokimi aksi, si dhe ndëshkimin e organizatorëve të këtyre lloj protestave.

Top Channel