Sabine Freizer nga Grupi Ndërkombëtar i Krizave deklaron se në nivele të ndryshme të qeverive serbe dhe asaj kosovare, zyrtarë të ndryshëm kanë treguar shenja se janë mund të marrin në shqyrtim cështjen e shkëmbimit territorial.

Në një intervistë për radion Evropa e Lirë, Frezier tha se burimet e GNK-së janë shumë të afërta me elitat në pushtet, në Kosovë dhe në Serbi, dhe se është e bindur se zyrtarë të nivelit të lartë të të dyja vendeve janë duke menduar se këmbimi territorial mund të jetë zgjidhje e pranueshme.

Sa i përket asaj që mendohet si “domino efekt” që mund të ketë ndarja e Kosovës në Maqedoni dhe Bosnjë e Hercegovinë, Freizer thotë se problemet në Maqedoni dhe Bosnjë janë më shumë probleme të brendshme vendore dhe se nuk ka ndërlidhje të drejtpërdrejtë midis asaj që ndodh atje dhe zhvillimeve në Kosovë.

Top Channel