Berisha: Zgjidhje sipas Kushtetutës

28/08/2010 14:55

Gjatë një vizite në Salzburg, në Austri, Kryeministri Sali Berisha është takuar me Kancelarin austriak Verner Faymann, i cili kishte ftuar disa kryeministra të Europës Juglindore në një takim të përvitshëm informal.

Të dy kryeministrat biseduan për situaten ekonomike dhe politike në Shqipëri, duke vlerësuar reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare për shmangien e krizës ekonomike botërore dhe vazhdimin e rritjes pozitive ekonomike.

Persa i perket integrimit europian, kancelari austriak ka rikonfirmuar mbeshtetjen tradicionale te vendit te tij për Shqipërine.

“Unë pata një takim shumë të mirë me Kancelarin austriak z. Verner Faymann. Ne diskutuam gjerësisht për marrëdhëniet bilaterale, integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, si dhe mora mbështetjen e tij dhe të ministrit të Jashtëm të Austrisë z. Michael Spindelegger, një mik imi i vjetër”, tha Berisha.

Kryeministri Berisha e informoi Kancelarin Faymann edhe për situatën politike në Shqipëri, ku u shpreh se ekzistojnë hapësira shumë të mira në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin për të gjetur një zgjidhje të përbashkët të problemeve, në mënyrë që të sigurohet arritja e plotë e standardeve në zgjedhjet e ardhshme.

Top Channel