
Atletico Madrid është fituesja e Superkupës së Europës pasi ka mundur në Monaco Interin me rezultatin e pastër 2-0, duke i dhënë fund ëndrrës së kampionëve italianë për të fituar të gjitha trofetë e këtij sezoni.
Një pjesë e parë e barabartë në lojë dhe në rezultat, pasi të dyja skuadrat luajtën më shumë në mesfushë dhe tentuan pak për të kaluar në avantazh. Në të dytën spanjollët e Atletico-s u shfaqën disa herë rrezikshëm por Julio Cesar nuk lejoi që porta e tij të prekej.
Kjo situatë zgjati deri në minutën e 62-të kur Reyes mposht mbrojtësin dhe portierin më të mirë të sezonit të kaluar të Ligës së Kampioneve, Maicon dhe Julio Cesar dhe kalon Atletico-n në avantazh. Interi është shumë larg formës së vitit të kaluar dhe nuk arrin të reagojë.
Në të 83-tën minutë, Aguero përfiton nga një vendosje e gabuar e mbrojtësve interistë dhe dyfishon rezultatin. Në fundin e ndeshjes Milito humb një 11 metërsh duke vulosur ditën e keqe të skuadrës së Interit e cila nuk arrin të fitojë trofeun e 5-të sezonal. Kjo është hera e parë që Atletico Madrid fiton këtë trofe ndërkohë që Interi ende nuk ka arritur ta cojë në palmaresin e saj këtë kupë.
Top Channel