Al Maliki përgatit irakianët për atentate

28/08/2010 11:55

Kryeministri i Irakut, Nuri al Maliki ka deklaruar ditën e sotme se vendi mund të përfshihet nga një seri e gjatë atentatesh, ndaj ai paralajmëroi forcat e sigurisë të jenë në gadishmëri.

Në një deklaratë të lexuar në televizionin kombëtar, al Maliki thekson se Al Kaeda në bashkëpunim me partinë Baath po planifikon atentate në Bagdad dhe disa qytete të tjera të vendit.

Kreu i forcave të armatosura tha gjithashtu se në shënjestër do të jenë edhe ndërtesat qeveritare. “Kemi lajmëruar qeveritë lokale dhe forcat e sigurisë të jenë në gjendje gadishmërie”, thuhet mes të tjerash në deklaratë. Ky paralajmërim vjen pasi një seri atentatesh me rreth 20 bomba, goditi 13 qytete irakiane, duke vrarë 48 persona.   

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA