Afganistan, militantët sulmojnë bazat e NATO-s

28/08/2010 14:10

Militantët talibanë kanë sulmuar dy baza ushtarake të NATO-s në lindje të Afganistanit. Sipas disa njoftimeve, në sulm u angazhuan mbi 50 luftëtarë talibanë të armatosur me granada dhe pushkë automaktike.

NATO thotë se forcat e saj, të mbështetura nga ajri, i zbrapsën sulmet në krahinën Khost. Burime të Aleancës thanë se të paktën 15 kryengritës u vranë në njërën nga bazat dhe tre në një bazë tjetër, pasi forcat e NATO-s kërkuan mbështetje me helikopterë.

Njëra nga bazat e sulmuara ishte Camp Chapman ku, në dhjetor të vitit të kaluar, një person vetëvrasës hodhi veten në erë dhe vrau shtatë oficerë amerikanë të kundërzbulimit. Sipas informatave të policië afgane, talebanët kanë sulmuar edhe një bazë tjetër të trupave aleate në Ghost.    

Top Channel