Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës vlerëson se pergjegjesia për gjendjen e krijuar në veri të vendit bie direkt ne Qeverine e Kosoves, e cila asnjehere deri me tani nuk ka tentuar te zbatoje Kushtetuten dhe Ligjet e Kosoves ne ate pjese te territorit.

Aleanca per Ardhmerine e Kosoves, sipas Telegraf, vlereson se Raporti i fundit te Grupit Nderkombetar te Krizave eshte deshmi e re paralajmeruese per rrezikun qe i vjen Kosoves nga mundesia e “ideve te reja” per veriun e Kosoven, thuhet ne komunikaten per media te AAK-se.

Me tej ne kete komunikate thuhet se mundësitë e propozuara nga GNK-ja per krjimin e autonomise per veriun e Kosoves dhe aranzhmanet e reja brenda Kosoves jane te rrezikshme, destabilizuese dhe, si te tilla, te papranueshme per AAK-ne dhe popullin e Kosoves.

Top Channel