Zonja Kamerun lë spitalin
27/08/2010 16:35
Samanta Kamerun, bashkëshortja e kryeministrit britanik, Devid Kamerun ka lënë dyert e spitalit mbretëror “Cornwall”bashkë me vajzën e saj të porsalindur, Florence.
Zonja Kamerun pati një lindje të parakohshme nëpërmjet një ndërhyrjeje çezariane, që e detyroi atë të qëndronte në spital për 3 ditë e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Devid.
Gjatë daljes nga spitali, zonja Kamerun bashkë me bashkëshortin e saj, Devid falenderuan stafin mjekësor dhe publikun anglez për mbështetjen e tyre. Çifti kryeministror britanik aktualisht ka tre fëmijë, ndërkohë që fëmija i tyre i parë, i lindur me aftësi të kufizuara vdiq në muajin shkurt të vitit të kaluar.
Top Channel