Viti i ri shkollor, nis shpërndarja e librave

27/08/2010 19:45

Përveçse shpërndarja e librave ka nisur me vonesë, ka edhe  shumë mungesa  të teksteve shkollore. Nxënësit e shkollave të mesme edhe ato të sistemit 9-vjeçar të cilët kanë nxituar të pajisen me libra, pasi pothuajse vetëm një javë i ndan nga fillimi proçesit mësimor, kanë mundur të blejnë vetëm gjysmat e librave.

Shtëpitë botuese të kontraktuara nga Ministria e Arsimit nuk kanë arritur sërish që t’i botojnë në kohën e duhur tekstet shkollore duke bërë që prindërit të shkojnë disa herë nëpër shkolla.

Në disa shkolla ka nisur shpërndarja të atyre teksteve që kanë mbërritur, por në disa të tjera nuk ka nisur ende shpërndarja.

Pasi blejnë librat prindërit duhet të pajisen me faturën përkatëse e cila u mundëson kompensimin. Por kur librat nuk blihen të gjithë njëherësh prindërit nuk pajisen me këtë faturë ç’ka u privon atyre kthimin e parave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA