Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Guido Vestervele, deklaroi sot në Prishtinë se pavarësia e Kosovës dhe integriteti i saj janë realitet i pakthyeshme dhe se këtë e ka vërtetuar qartë muajin e kaluar edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.

Vestervele i bëri këto komente, sipas Telegraf, pas takimit të përbashkët që kishte me kryetarin Fatmir Sejdiu, kryeministrin Hashim Thaçi dhe shefin e diplomacisë kosovare, Skënder Hyseni.

Ministri gjerman tha se perspektiva e vendeve të Ballkanit në Bashkimin Evropian e përfshin edhe Kosovën, por porositi institucionet e Kosovës të luftojnë më shumë korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe të angazhohen për një shtet demokratik dhe ligjor.

Top Channel