Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Verstervelle sot qëndron për vizitë në Kosovë. Nder tjera, ai do të mbajë edhe një fjalim para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë, Andreas Peshke, ka bëtë të ditur se, gjatë qëndrimit në Prishtinë, Verstervelle do të takohet me udhëheqësit e institucioneve shtetërore e politike të Kosovës dhe do të mbajë një fjalim para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Sipas zëdhënësit, në fjalën e tij në Prishtinë, Vestervelle “do të theksojë mbështetjen e Gjermanisë për zhvillimin demokratik dhe të pavarur të Kosovës”.

Top Channel