Zjarri i disa ditëve më parë në një materniteti të Rumanisë, që shkaktoi vdekjen e 5 foshnjëve dhe djegie të rëndë të disa të tjerave çoi në pranga një zyrtar të spitalit.

Vasile Dima, shefi i departamentit të teknikës në spital u prangos ditën e sotme në Bukuresht nën akuzën e neglizhencës në punë me pasojë vdekjen e qënieve njerëzore dhe lëndimin e disa të tjerëve.

Pritet që Dima të dalë mjaft shpejt para gjykatës, e cila do të vendosë për mbajtjen e tij nën arrest apo për gjykimin e tij në gjendje të lirë.

Top Channel