Albert Rohan, ish-zëvendësi i kryenegociatorit për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari deklaron se raporti i Grupit Ndërkombëtar të Krizave është kundër-produktiv, sepse propozon saktësisht të njëjtën gjë si Serbia me rezolutën e deponuar në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Sipas Telegraf, diplomati austriak tha se nuk ka shtet në botë ku pakica ka autonomi më të fortë se serbët e Kosovës.

“Është raport kundër-produktiv, i cili hedh poshtë vendimin relevant të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, duke përdorur argumentim të njëjtë si Qeveria e Serbisë se kjo gjykatë ka dhënë vetëm një pikëpamje të ngushtë”, tha Rohan.

Top Channel