Në bashkëbisedimin e rradhës me gazetarët, kësaj here në vend të kryetarit Rama, Gramoz Ruçi bëri të ditura propozimet e socialistëve për mazhorancën, dorëzuar Astrit Patozit që më 28 korrik. (UPDATE)
Socialistët kërkojnë ngritjen pa humbur më kohë të komisionit hetimor parlamentar. Komisioni duhet të merret me kutitë e materialeve zgjedhore. Kurse për fletët e votimit, për të cilat ka lexime të ndryshme nëse konsiderohen apo jo materiale zgjedhore, të vendosë një arbitër i paanshëm si Komisioni i Vencias.
Zoti Ruçi sqaron se cili institucion, sipas socalistëve, mund t’i drejtohet Komisionit të Venecias.
“Me kërkesë të komisionit hetimor parlamentar, Presidenti i Republikës t’i drejtohet Komisionit të Venecia për të interpretuar çështjen e kutive të fletëve të votimit, Kryetarja e Kuvendit mund t’i drejtohet Komisonit të Venecias për interpretim të kutive të votimit. Me kërkesë të institucioneve të shtetit shqiptar, Shqipëria është anëtare e Këshillit të Europës, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Europës, meqë ka meqë ka edhe një rezolutë të KE-së dhe meqë Komisoni i Venecias është pjesë e Këshillit të Europës, mund t’i drejtohen si institucione të shtetit shqiptar për interpretim nga ana e Komisionit të Venecias për kutitë e votimit. Gjykata Kushtetuese me kërkesë të komisionit parlamentar t’i kërkojë Komisonit të Venecias interpretim për fletët e votimit. Nësë gjykata nuk e bën këtë, atëherë i rikthehmi kryetares së parlamentit që t’i drejtohet ajo, nëse ekziston vullneti politik. Për të mos bllokuar proçesin le të ngrihet komisoni hetimor për materialet sipas leximit që i bën mazhoranca, pra kutisë numër 2 dhe të vazhdojnë negociatat lidhur me kutitë e votimit, duke përjashtuar me çdo rast asgjesimin e fletëve të votimit”, tha ndër të tjera kreu i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi.
Por mazhoranca mendon se duhet marrë më parë mendimi i Komisionit të Venecias për fletët e votimit, sepse nëse komisioni hetimor fillon punën dhe hap kutitë e materialeve zgjedhore, pa një mendim të Komisionit të Venecias kjo do të sillte djegien e menjëhershme të fletëve të votimit, sipas parashikimevë të këtij neni të kodit aktual zgjedhor. Por edhe në këtë takim, zoti Ruçi përsëriti qëndrimin e njohur të socialistëve se nuk mund të ketë transparencë duke djegur fletët e votimit.
Zoti Ruçi u shpreh i gatshëm edhe për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, sipas rekomandimeve të OSBE-ODIHR-it dhe sipas përfundimeve të komisionit hetimor parlamentar.
Top Channel