Policia afgane: ISAF ka vrarë 6 fëmijë

27/08/2010 11:35

Një drejtues i policisë afgane ka akuzuar ISAF-in për vrasjen e 6 fëmijëve dhe plagosjen e një tjetri dje në një bombardim në provincën e Kunar-it.

Sipas kreut të policisë së provincës, Khalilullah Ziai, sulmi i NATO-s ishte drejtuar kundër talebanëve që kishin sulmuar një bazë të forcave ndërkombëtare në distriktin e Manogit.

Në një komunikatë, ISAF ka bërë të ditur se po heton për akuzat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA