Partia Demokratike i ka kërkuar kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama të pergjigjet pa ekuivoke për pasuritë që ai ka krijuar nëpërmjet seksereve të tij nga lejet e dhëna për ndertim.(UPDATE)
“Duke besuar që nuk do fshihet më gjatë, uroj që sot z. Edvin Rama të gjejë kurajon e t’i përgjigjet disa pyetjeve të thjeshta, pa bërë lojra fjalësh, pa kallëzuar përralla e pa iu marrë goja. Zoti Rama: Prej sa kohësh e njeh z.Dritan Avllaj i njohur si Tan Lepri?Sa është numri i lejeve të ndërtimit që përmes Tan Leprit i ke dhënë firmave të ndërtimit? Sa është rritur pasuria e këtij “sekseri” prej lejeve të lëshuara nga Bashkia? Në sa kontrata trojesh ndërtimi je pjesë në emër të Tan Leprit? Sa është sipërfaqja e apartamenteve që mban në emrin e sekserit të Bashkisë e Partisë së Leprit? Sa është pasuria juaj e vendosur në emër të Tan Leprit?”, tha deputeti demokrat, Aldo Bumci.
Nderkohe Partia Socialiste reagon duke i kerkuar maxhorances te pergjigjet ne prokurori per shpifjet.
“Sikundërse prej ditësh i kemi paralajmëruar shqiptarët, Sali Berishës i ka hyrë lepuri në bark nga të gjitha skandalet korruptive që po denoncohen përditë nga opozita. Aldo Lepuri ka rastin të shkojë në prokurori a gjykatë ku e presin paditë dhe kallezimet tona për shpifje. Të jetë i sigurt, jo vetëm Sali Berisha apo Aldo Lepuri, por dhe të gjithë lepujt e korrupsionit të këtij pushteti, se kjo ferrë e korrupsionit do të shkulet njëherë e mirë nga shqiptarët përmes fuqisë së ndryshimit”, tha deputeti socialist Artan Gaci.
Top Channel