Pakistan, vijon evakuimi i banorëve
27/08/2010 10:00
Rreth 300 mijë banorë të Thatta-s në Pakistan po largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të fryrjes së lumit Indo që parashikohet të shkaktojë përmbytje.
Lajmin e bën të ditur Dawn News. Banorët e qytetit në provincën jugore të Sindh po transferohen me mjetet e transportit të ofruara nga ushtria.
Një ditë më parë u evakuuan edhe 400 mijë perona në 3 qytete në breg të Indos, niveli i ujit të të cilit po rritet në mënyrë kërcënuese.
Top Channel