Karzai kritikon SHBA-në për tërheqjen
27/08/2010 16:25
Presidenti afgan, Hamid Karzai ka kritikuar planin e Shteteve të Bashkuara për të nisur tërheqjen e trupave nga Afganistani në korrik të 2008-ës.
Në një takim me përfaësues të Kongresit amerikan që ndodhen për një vizitë në Kabul, Karzai e cilësoi vendosjen e një datë fiksë si inkurajim për talebanët.
“Vënia e një date për tërheqjen e trupave ushtarake aleatë ka inkurajuar rebelët talebanë”, tha presidenti afgan.
Për kreun e Afganistanit, talebanët nuk mund të mposhten për sa kohë gjejnë strehë në Pakistan, megjithatë Karzai vlerësoi se vendi ka bërë përparime, por sipas tij sulmet e NATO-s ndaj civilëve kanë dëmtuar përpjekjet për mposhtjen e rebelëve në disa zona.
Top Channel