Autoritetet kanadeze arrestuan personin e tretë të akuzuar si anëtare i një celule terroriste në vend.
Tre të ndaluarit janë, Hiva Mohamed Alizadeh, 30 vjeç, Misbahudin Ahmed, 26 vjeç dhe Khurran Sajed Sher 28 vjeç, që të gjithë shtetas kanadezë.
Dy prej të ndaluarve u prangosën disa muaj më parë, ndërkohë që i treti u vu nën arrest ditën e enjte.
Ata tashmë do të përballen me drejtësinë kanadeze për akuzat e konspirimit, tentativë për kryerje aktesh terroriste, vrasje në masë e mbetur në tentativë dhe për vendosje të ambientëve nën shërbim për terrorizmin.
Autoritetet nuk publikuan objektivat që tentonin të godisnin tre të ndaluarit, por pohuan se hetimet mund të çojnë në arrestime të tjera në të ardhmen.
Top Channel