Japoni, frikë nga superjeni
27/08/2010 17:55
Kryeministri japonez, Naoto Kan deklaroi se qeveria e tij po shqyrton mundësinë për ndërmarrjen e masave për të ndaluar rritjen e shfrenuar të monedhës vendase kundrejt dollarit.
Kryeministri Kan ka paralajmëruar se ekonomia është ende e brishtë pas krizës botërore dhe se rritja e jenit kundrejt dollarit nuk është normale ndaj ky fenomen sipas tij duhet të marrë fund. Kreu i qeverisë japoneze njoftoi gjithashtu në Tokio se për këtë problem do të ketë një takim kokë më kokë me guvernatorin e Bankës Qendrore.
Jeni por regjistron një rritje rekord kundrejt dollarit amerikan. Monedha japoneze aktualisht ndodhet në këmbehet në kuotat më të larta në 15 vitet e fundit.
Top Channel