Franca: Romët? Gjithçka sipas ligjeve
27/08/2010 15:20
Franca i është kundërpërgjigjur akuzave të OKB-së për sa i përket çështjes së dëbimit masiv të romëve, duke u shprehur se gjithçka po kryhet konform ligjeve në vend.
“Franca respekton në mënyrë rigoroze legjislacionin europian dhe të gjitha normat ndërkombëtare të cilat i respekton”, deklaroi ministri i Jashtëm francez, Bernard Kushner.
Deklarata e Kushner ka ardhur pas apelit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara ku i kërkohej Parisit të evitonte riatdhesimet masive, duke iu referuar dëbimet e mbi 1000 romëve për në Rumani.
Top Channel