Flamurtari mund Tiranën dhe ngjitet në krye

27/08/2010 19:20

Flamurtari arrin një tjetër fitore dhe merr përkohësisht kryesimin e Superligës në javën e dytë.

Skuadra vlonjate ka mundur 2-1 Tiranën, duke konfirmuar se gjatë këtij kampionati do luftojë për zonën e lartë të renditjes. Golin e parë të takimit e ka shënuar talenti Roshi në minutën e 20-të por bardheblutë barazuan rezultatin në minutën e 24-t me Sabino Plakun.

Gjatë 45 minutëshit të dytë, skuadra vlonjate krijoi më shumë volum loje duke iu afruar disa herë golit të avantazhit. Do të duhej të vinte minuta e 68-të që Xhafaj të realizonte golin e fitores pas një pasimi nga e djathta e sulmit.

Me këtë fitore, Flamurtari ngjitet në kuotën e 6 pikëve, duke pritur ndeshjet e kësaj fundjave ku Dinamo pret Besën, Skenderbeu Teutën, Laci do përballet me Shkumbinin, Kastrioti me Vllazninë, dhe Bylisi me Elbasanin.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA