
Flakë të mëdha të shpërndara në disa vatra zjarri kanë rënë në masivin pyjor të pishave në kodrat e Kreshpanit në komunen Cakran, të rrethit të Fierit.
Zjarri eshte diktuar pasditen e djeshme dhe ka perfshire fillimisht nje pjese te pishave ne kodren ku ndodhen te mbjella rreth 100 ha me pisha te buta. I ndihmuar dhe nga era dhe ekzistenca e disa vatrave me tym dhe flake zjarri eshte perhapur me shpejtesi ne nje gjatesi te konsiderueshme te kurores me pisha.
Flaket kane patur intensitet. Dhjetra rrenje me pisha jane djegur ndersa zjarrefikesit e kane patur shume te veshtire per te shuar flaket, per shkak te terrenit te thyer kodrinor. Gjithcka i eshte besuar mjeteve rrethanore. Pas me shume se tre ore perpjekjesh eshte arritur te lokalizohen flaket dhe me pas te shuhen. Por demi eshte i konsiderueshem. Specialistet zjarrfikes kane deklaruar paraprakisht se dyshimet jane per zjarrvenie te qellimshem. Kjo nisur dhe nga ekzistenca e disa vatrave te zjarrit.
Nga ana tjeter policia ka shoqeruar disa shtetas banore te zones te dyshuar per zjarrevenie. Por nuk ka dhene detaje apo konfirmim per ndalim te tyre.Rreth 20 ha me pisha jane shkrumbuar prej ketij zjarri.
Prej tre ditesh rrethi Fier eshte perfshire nga zjarret.Pas kodres se fshatit Portez dhe djegies se rreth 60 ha me ullinj dhe shkurre, ka qene radha e kodrave te Frakulles, ku jane shkrumbuar rreth 25 ha me ullishte dhe vreshta. Ndersa ky eshte zjarri i trete qe ka demtuar masivin pyjor te pishave te mbjella gjate viteve te fundit.
Top Channel