FED: Gati të ndërhyjmë në ekonominë e SHBA-së

27/08/2010 17:20

Kreu i “Federal Reserve”, Ben Bernanke, në një fjalim të tijin mbi gjendjen e ekonomisë amerikane u shpreh i habitur nga të dhënat e fundit të cilat tregojnë një ngadalësim të rritjes në SHBA.

Fjalimi i mbajtur me rastin e simpoziumit mes bankave qendrore, Bernanke tha se megjithëse interesat e FED ndodhen në kuota minimale, rritja nuk ka qënë ajo e pritura. Megjithatë, Bernanke u shpreh se institucioni që ai drejton do të ndërmarrë hapa të mëtejshme për të rigjallëruar ekonominë amerikane.

Të dhënat më të fundit treguan një rritje të dobët të ekonomisë amerikane në 2 muajit e fundit, rritje kjo që sipas specialistëve vendas u imponua nga rënia e shitjeve të shtëpive.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA