Bumci: Rama të sqarojë lidhjet me Dritan Avllajn

27/08/2010 12:25

Vijojnë replikat mes Partise Demokratike dhe asaj Socialiste. I fundit në daljen publike ka qenë deputeti demokrat, Aldo Bumci i cili i ka kërkuar kryetarit socialist Edi Rama që të përgjigjet prej sa kohësh e njeh shtetasin Dritan Avllaj.

Bumci kërkoi nga Rama që të japë sqarime se sa leje ndërtimi i ka dhënë përmes këtij personi, firmave në kryeqytet.

“Kryetari i Bashkisë të sqarojë se sa sipërfaqe zënë apartamentet që mbajnë emrin e sekserit të bashkisë dhe sa është pasuria që ka vënë edi Rama në emër të dritan Avllajt, ose sic njihet ndryshe me pseudonimin ‘Tan Lepri”, u shpreh Bumci.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta