Ministri për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanovic, ka thënë se statusi i Kosovës nuk është një çështje e mbyllur dhe se duhet të nisë dialogu për të gjitha pyetjet e pazgjidhura.

Deklarata e tij ishte reagim ndaj vlerësimit që ka bërë ministri i Jashtëm gjerman, Guido Vestervele, i cili tha në Beograd se Serbia duhet të pranojë realitetin se Kosova është e pavarur.

Për Bogdanovicin, deklarimi i ministrit gjerman nuk është i befasishëm pasi Gjermania tashmë e ka njohur Kosovën.

Top Channel