Barroso: Italia, probleme me borxhin publik

27/08/2010 18:05

Presidenti i KE-së, Hose Manuel Barroso, në një fjalim të tij nga Rimini, u shpreh se Italia ka probleme të mëdha me borxhin publik dhe me defiçitin financiar, probleme këto të cilat sipas tij duhen kaluar sa më parë.

“Vështirësi të mëdha hasen në borxhin publik dhe në defiçitin financiar dhe mendoj se për këtë duhet mjaft punë. Megjithatë në krahasim me disa nga vendet e tjera të eurozonës, Italia ndodhet në pozicion më komod, pasi ka një sistem bankar solid pa borxh privat”, u shpreh Barroso.

Në përfundim të fjalës së tij, kreu i KE-së deklaroi se megjithë rimëkëmbjen e ekonomisë dhe të dhënave pozitive të publikuara nga Eurostat disa ditë më parë, nuk ka vend për komoditet, pasi jo gjithçka është hedhur pas krahëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA