Deputetet Erion Brace dhe Albana Vokshi janë thirrur nga Prokuroria për të dëshmuar lidhur me akuzat e ngritura nga opozita për lejet koncensionare në sektorin energjetik.
Socialistët kanë sulmuar deputeten e Partisë Demokratike Albana Vokshi se ka fshehur pasurinë, duke mos përfshire në deklarim atë të Arjan Tartarit, personit me të cilin bashkëjeton dhe licensat koncensionare që ai ka përfituar, sipas opozites me dyshime të forta për korrupsion dhe me shkelje ligjore falë lidhjeve fisnore dhe politike të zonjes Vokshi.
Burime nga Prokuroria e kryeqytetit bëjne të ditur se ka nisur hetimin kryesisht për akuzat për korrupsion dhe abuzim me detyrën që të dyja palët kanë lëshuar ndaj njëri tjetrit në publik. Pikerisht per të sqaruar akuzat dhe për të plotësuar hetimet të dy deputetët janë paraqitur në zyrat e Prokurorisë së Tiranës. Deputeti Brace, sipas burimeve të brendshme ka konfirmuar deklaratat e tij në daljet publike, qëndrimet e opozites per akuzat lidhur me mosdeklarimin e pasurisë dhe sulmet per licensen që ka marrë kompania e zotit Tartari per shfrytezim te fushave naftëmbajtese dhe 6 licensat per hidrocentrale.
Zonja Vokshi nga ana e saj ka sqaruar pozicionin në lidhje me akuzat që i jane bërë dhe reagimet e saj me sulmet ndaj kreut të opozitës Edi Rama për korrupsion me lejet e ndërtimit.
Top Channel