Ministria e Brendshme ka deklaruar se është regjistruar edhe aplikanti i 1 miliontë i pasaportës biometrike. Gjatë një komunikimi për median zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme shqiptare, Fatmir Konja ka ftuar qytetarët të vazhdojnë aplikimin.
“Ministria e Brendshme dëshiron të ju bëjë të ditur se sot u regjistrua aplikimi i njëmiliontë për pasaportë biometrike. Ritmet e aplikimit për pasaporta biometrike kanë tejkaluar edhe parashikimet tona më optimiste, në bazë të të cilave prisnim që shifrën e 1 milion aplikimeve ta arrinim deri në fund të këtij viti. Ministria e Brendshme shpreh kënaqësinë për faktin se falë një sistemi të sigurtë dhe tepër modern të aplikimit dhe lëshimit të dokumentave të identitetit, në harkun kohor të një viti, 1 milion qytetarë shqiptarë aplikojnë dhe pajisen me pasaporta biometrike të standarteve më të larta europiane”, deklaroi zëdhënësi Konja.
Aplikimi për pasaportat biometrike nisi gjatë fillimit të muajit janar të vitit 2009.
Top Channel