Shefi i diplomacisë gjermane Guido Vestervelle ka nisur vizitën e tij në rajon. Sot ai do të jetë në Sarajevë dhe në Beograd, ndërsa nesër mbërrin në Kosovë.

Ndër temat e bisedimeve me autoritetet shtetërore pritet të jetë edhe rezoluta serbe për Kosovën, që është dorëzuar në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Pritet që Vestervelle në vizitën e tij në Kosovë, të takohet me krerë të lartë.

Top Channel