Të premten është afati i fundit ligjor kur Gjykata e Hagës duhet të vendoë për lirimin me kusht të ish-kryeministrit kosovar Ramush Haradinajt.

Kjo pas garancive që ofroi EULEX pranë kësaj gjykate.Bazuar në atë çka iu është komunikuar nga pala mbrojtëse e zotit Haradinaj, zyrtarët e AAK-së thonë se kreu i partisë mund të kthehet këtë të shtunën në Kosovë ose 24 orë pas vendimit të gjykatës. Por akoma nuk dihet se kjo do të ndodhë me siguri.

Sepse prokuroria ende nuk ka dhënë mendimin e saj në lidhje me vendimin e mundshëm të gjykatës.EULEX pak ditë më parë, ofroi garancitë për lirimin me kusht të liderit opozitar Ramush Haradinaj. Siç është thënë në letrën e EULEX ofruar Gjykatës, Ramush Haradinaj ka të drejtë lëvizje në vendin e tij të lindjes Gllogjan, si dhe në Prishtinë. Për çdo lëvizje ai duhet të njoftoj 24 orë më herët EULEX.Gjatë kohës së gjykimit të Haradinajt, atij i ndalohen aktivitetet politike dhe postet qeveritare.

Top Channel