Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu priti sot shefin e deritashëm të Zyrës së Sllovakisë, Miroslav Nad, si dhe shefin e ri të kësaj zyre, Henrik Markus.

Në takim presidenti Sejdiu e falënderoi diplomatin Nad për bashkëpunimin me Zyrën e Presidentit dhe institucionet e tjera të vendit gjatë kohës sa ai drejtoi Zyrën e Sllovakisë në Kosovë.

Duke folur për zhvillimet në Kosovë, Sejdiu theksoi se pas shpalljes së pavarësisë, në Kosovë është krijuar një realitet pozitiv, i kundërt me atë që e kanë parashikuar kundërshtarët e pavarësisë.

“Presidenti Sejdiu shtoi se pas mendimit të GJND-së është gjithçka e qartë edhe për shtetet që kanë pasur hezitime dhe kërkoi që edhe Sllovakia ta njohë Republikën e Kosovës dhe të shtojë bashkëpunimin me të në të gjitha fushat”, thuhet në një komunikatë për media të Zyrës për informim të Presidencës së Kosovës, bën të ditur Telegraf.

Top Channel