Nënë Tereza është kujtuar edhe në Kosovë, ku 2010-a është shpallur më parë nga presidenti Fatmir Sejdiu si viti i saj.

Post Telekomunikacioni i Kosovës ka emetuar një pullë me portretin e Gonxhe Bojaxhiut, por bie në sy fakti se Kuvendi nuk ka zhvilluar asnjë seancë për të.

“Ajo këtu e ka prejardhjen sepse këtu u betua për misionin e saj, sepse nga këtu u nis për misionin e madh të humanizmit botëror dhe vendosi të ndahet nga të mirat e botës, për t’iu bashkuar të vuajturve të botës dhe natyrisht mund të themi që jemi krenar që e patëm”, është shprehur ministri kosovar i Kulturës, Lutfi Haziri.

Por ajo që vërehet është se kuvendi i Kosovës nuk ka mbajtur ndonjë seancë për të nderuar Gonxhe Bojaxhiun.

“Kosova po e feston në mënyrën më madhështore 100 vjetorin e Nënë Terezës, megjithatë kuvendi gjatë kësaj kohe është në pushim dhe fillon në ditët e para të shtatorit”, është shprehur kryetari i kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.

Top Channel