Për nder të 100 vjetorit të lindjes së Nënë Terezës parlamenti maqedonas ka mbajtur një seancë përkujtimore.

Kryeparlamentari i saj Trajko Veljanovski gjatë fjalës së tij përmendi origjinën shqiptare të Gonxhe Bojaxhiut, duke u bërë kështu zyrtari i parë maqedonas i cili pas një kohë të gjatë përmend publikisht origjinën e vërtetë të humanistes.

Ky veprim i tij mund t’i japë fund përpjekjeve të autorëve dhe historianëve maqedonas për të tjetërsuar prejardhjen e Gonxhe Bojaxhiut.

“Vetëm 100 metra prej këtu në lagjen e dikurshme të vëllehëve ka ekzistuar shtëpia e familjes shqiptare Bojaxhiu në të cilën para 100 vjetëve lindi Gonxhe Bojaxhiu”, është shprehur Veljanovski.

Ndërkohë disa organizata jo qeveritare në Maqedoni kanë zhvilluar aktivitete të tjera.

Top Channel