Kryeqyteti i Maqedonisë është mbushur plot me shtatoret e figurave historike sllave, në kuadër të projektit “Shkupi 2014”.

Dy luanë mëngjesin e së martës kanë zbarkuar në urën e “Goce Delçevit”. Të vendosur në pozitë të rojës, sipas autorëve, ata duhet të simbolizojnë historinë e maqedonasve, nëpër të cilën gjithmonë është tërhequr luani.

“Luani është simbol maqedonas që njihet në historinë tonë qysh para erës sonë. Mendimi im ishte që ta vendos luanin në pozitë realiste dhe në pozitë të rojës. Gjithashtu, luani është i dekoruar me reliev, që nga hajdutëria deri te komitët”, ka thënë Darko Dukovski, autor i luanëve. Dy luanët kushtojnë 1 milion e njëqind e pesëdhjetë mijë euro, por sa të holla kanë ngelur në llogarinë e autorit, askush nuk tregon. D

eri tani në kuadër të projektit “Shkupi 2014” janë vendosur përmendoret e Goces dhe Dames, Kirili dhe Metodij, Çento, Klimentit dhe Naumit. Deri tani vetëm është folur, por aty ende nuk është vendosur asnjë përmendore a shenjë që do të tregonte se Maqedonia është edhe shteti i shqiptarëve që jetojnë në të.

Top Channel