Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit të Kosovës, tha sot se vizita e shefit të UNMIK-ut, Lamberto Zannieri në Beograd, është përpjekje e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për ta integruar edhe pjesën veriore të Mitrovicës.

Takimet e Zannieri-t me zyrtarë të Beogradit, siç tha Krasnqi, i shërbejnë forcimit të sigurisë në pjesën veriore të Kosovës.

Krasniqi deklaroi se të gjithë qytetarët e Kosovës kanë të drejta të barabarta, ndërkohë që theksin e ka vënë tek të drejtat e pakicave, të cilat, sipas tij, janë më të avancuara se të drejtat e pakicave në vendet tjera të Evropës.

Top Channel