Kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi tha sot Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara e ka për detyrë që ta njohë mendimin pozitiv që ka dhënë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë për shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara duhet që të respektojë opinionin pozitiv të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të dhënë për Kosovën. Kështu tha sot Kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi, ben te ditur RTK.

Ai tha se pret që para Asamblesë së OKB-së të dalë edhe ndonjë rezolutë tjetër, e cila do të ishte në shërbim të mirë të Kosovës.

Top Channel