Qeveria e Republikës së Kosovës ka vendosur që të japë 150 mijë euro për Pakistanin, për përballimin e gjendjes së shkaktuar nga vërshimet.

Vlerësohet se 20 milionë banorë u dëmtuan nga vërshimet që kanë përfshirë disa pjesë të këtij vendi, ndërsa me këtë akt Kosova u bashkohet vendeve që i kanë dalë në ndihmë Pakistanit.

Në një njoftim të Zyrës së kryeministrit, sipas Telegraf, bëhet e ditur se Qeveria e mori këtë vendim pas propozimit të bërë para dy ditësh nga presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu.

Top Channel