Kosovë, mbahet seminari i gjuhës dhe kulturës shqiptare

26/08/2010 21:10

Në Prishtinë është zhvilluar seminari i 29 ndërkombëtar i gjuhës, letërsisë dhe kulturës shqiptare. Në të morën pjesë  dhjetra studiues nga të gjitha trevat shqiptare.

Seminari i nisur më datë 16 gusht po shkon drejt mbylljes me temën “Kontaktet e shqipes dhe poezia e sotme shqiptare”.

Në kumtesat e përgatitura për sesionin e 2010-ës u karakterizuan tiparet e poezisë së sotme shqipe si dhe u trajtua “kriza e poetëve”.

“Pozicioni i subjektit direkt në raport me vetminë është i pranishëm në poezinë e sotme shqipe, qoftë poezia e viteve 60-70. Mendoj që në vitet ’80 dhe ’90 është një shpërthim më i fuqishëm vetmie e cila në një mënyrë figurative sugjeron lirinë e njeriut”, deklaron studiuesi Sali Bashota.

“Kur flasim për përqasje subjektore ndaj miteve, më i preferuari nga të gjithë poetët është Homeri. I pari në poezinë shqipe që dha një poezi shumë të bukur për Homerin është Martin Camaj. E gjejme tek vetë Homeri dhe nuk e interpreton, nuk e krijon nga vetja e tij me tentativë fillestare që kanë disa për të rikrijuar mite të njohura në letërsinë botërore”, deklaroi nga ana tjetër studiuesi, Bardhyl Matraxhiu.

Top Channel