Një aksident ajror në flotën luftarake greke ka ndodhur rreth orës 14:00 të ditës së sotme.(UPDATE)

Dy avione luftarake te cilet merrnin pjese ne nje stervitje te zakonshme dhe ishin ngritur nga baza ajrore e Sudes jane perplasur ne lartesi jo shume te madhe nga niveli i detit, ne juglinde te ishullit te Kretes.

Behet fjale per dy avione luftarake te tipit F16, njeri me nje pilot dhe tjetri me dy drejtues ne bord, te cilet jane perplasur ne rrethana ende te panjohura.

Media greke kane njoftuar se te pakten dy prej tre piloteve kane mundur ne kohe te perdorin sistemin e hedhjes me parashute dhe tashme ndodhen ne spitalin e Iraklios se ishullit, ndërsa një i tretë ka mbetur i vdekur.

Nuk eshte hera e pare qe flota luftarake greke regjistron aksidente te tilla ajrore shpeshhere me viktima. Vetem ne dhjetevjecarin e fundit jane mbi 22 pilote qe kane gjetur vdekjen kur avionet e tyre jane perplasur gjate detyres ushtarake,ndersa persa i perket avioneve F 16 ,qe jane edhe avionet me te shtrenjte qe disponon flota greke, prej viti 2000 jane rrezuar bashke me dy te sotmit, te pakten tete avione.

Top Channel