Kosovë, policët me moshë më të vjetër në rajon

25/08/2010 13:50

Policia e Kosovës prezantoi strategjinë e punës së saj për vitet 2011-2015. Krerët e policisë thanë se kjo strategji është e punuar nga vet ata dhe se do të ndihmojë shumë policinë, në parandalimin dhe luftimin e krimit të organizuar.

Drejtori i përgjithshëm i policisë, Behar Selimi tha se më këtë projekt, parashikohet kosovarizimi i organizatës policore. Ai tha se ky projekt do të parashihet të zbatohet në tërë vendin, duke përfshirë edhe veriun e Kosovës.

Përveç tjerash në prezantimin e policisë, u fol edhe për plakjen e policisë. Aty u pohua se mosha mesatare e policëve është mbi 41 vjeç, që është edhe më e vjetra në rajon.

Top Channel