Dy personalitete të fuqishme të politikës globale e kanë marrë personalisht mbi supe lobimin kundër rezolutës serbe në Kombet e Bashkuara.

RTK citon gazetën beogradase “Blic”, që thotë se sekretarja Amerikane e Ahtetit, Hillari Klinton dhe ministri i Jashtëm britanik, Vilijam Hejg, u kanë dërguar letër liderëve të mbi 50 vendeve ndër to edhe atij kinez, me të cilën kërkojnë që të mos e votojnë rezolutën serbe.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë me kërkesë të Serbisë, thuhet tutje në letër, ka shqyrtuar ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe ka konstatuar se ajo nuk bie ndesh me të drejtën ndërkombëtare, prandaj votimi pro kësaj rezolute do ishte fare i pakuptimtë. Vec sekretares së Shtetit Klinton dhe ministrit të Jashtëm Hejg, në lobim kundër rezolutës serbe, janë aktivizuar edhe ministri i Jashtëm i Francës dhe ai i Arabisë Saudite.

Top Channel