Sipas ish kreut të serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç vende anëtare të OKB-së shkelnin embargon e armëve gjatë konfliktit të viteve ’90.

Me kërkesën e Karaxhiç, Belgjika duhet të paraqesë para Gjykatës Penale të Hagës më 3 shtator tre raportime mbi shitjen e armëve gjatë viteve të luftës në Bosnjë-Hercegovinë nga tregtari belg i armëve, Zhak Monsier.

“Duam të provojmë se vendet anëtare të OKB-së shkelën embargon e armëve gjatë luftës së Bosnjës”, deklaron njëri nga përfaqësuesit ligjorë të Karaxhiç.

Radovan Karaxhiç vuan dënimin me burg pas shpalles së tij fajtor prej Gjykatës së Hagës. Karaxhiç dhe Mlladiç akuzohen për genocide dhe krime kundër njerëzimit në Bosnjë-Hercegovinë.

Top Channel