Qeveria e Kosovës ecën përpara me projektin e hidrocentralit të Zhurit. Kjo pavarësisht kritikave të fundit nga Shqipëria.

Ministrja kosovare e energjetikës, Justina Shiroka Pula njoftoi  se investitorët për ndërtimin me koncesion të hidrocentralit të Zhurit kanë shprehur interesin e tyre pranë kësaj ministrie. Interesim për projektin e HEC-it të Zhurit  kanë shprehur kështu, dy konsorciume dhe një kompani. Ato janë:
 
Konsorsiumi: KI – Kelag International GmbH (Austri) & Strabag (Austri)
Konsorsiumi: Palet InÅŸaat (Turqi) & Union D Energy System Development Corporation (Angli)
Kompania: Limak Group (Turqi)

Ministria e Energjetikës nëpërmjet një komunikate për shtyp ka mirëpritur paraqitjen e investitorëve potencialë për Hidrocentralin e Zhurit dhe shpreh kënaqësinë që kompanitë e paraqitura janë kompani shumë serioze nga shtetet mike të Kosovës.

Ftesa për shprehjen e interesit për HEC-in e Zhurit është bërë me 15 qershor 2010, ndërsa afati i fundit për shprehjen e interesit nga investitorët privatë ishte sot me 25 gusht 2010 në ora 11:00. 

Këto janë  të  vetmet detaje që zbulon Ministria e Energjitikës në Prishtinë rreth ndërtimit të hidrocentralit që po ngjall debate në Shqipëri. Prej disa ditësh, kjo ministri nuk po i përgjigjet as interesimit të Top-Channel rreth  fazës së realizimit dhe planet e këtij dikasteri pas reagimeve në Shqipëri.
 

Top Channel