EULEX garanton për lirimin e liderit të AAK-së, Ramush Haradinajt.

Në letrën, në të cilën zëvendësshefi i EULEX-it Roy Reeve i ka dërguar Gjykatës së Hagës thuhet se: në bazë të kushteve të propozuara unë mund të konfirmoj se EULEX është i gatshëm dhe i aftë të përmbushë përgjegjësitë e kërkuara nga Gjykata, që Ramush Haradinaj të qëndrojë brenda kufijve të Prishtinës dhe Gllogjanit dhe të informojë EULEX-in të paktën 24 orë përpara se të lëvize nga Prishtina drejt Gllogjanit dhe anasjelltas.

EULEX po kështu ka shprehur gatishmërinë që të monitorojë përmbushjen e kushteve të tjera, si mosushtrimi i asnjë posti qeveritar, mospjesëmarrja ne asnjë aktivitet politik dhe mosdeklarimet politike.

Haradinaj u ndalua sërish në Hagë kur gjykata vendosi të rinisë procesin gjyqësor ndaj tij për shkak të siç është thënë pengimit të dëshmitarëve në kohën kur Haradinaj u lirua nga të gjitha akuzat.

 

Top Channel