Kroacia ka ekstraduar tek autoritetet në Serbi, serbin Sretko Kaliniq, i dënuar në mungesë nga drejtësia serbe me 30 vjet burgim për vrasjen e ish-kryeministrit të Serbisë, Zoran Gjingjic. Ai u soll nga Kroacia në Beograd me një avion të posaçëm të qeverisë serbe.

Pjesëtari i shumëkërkuar i klanit famëkeq të Zemunit nga burgu kroat është vendosur në një burg të sigurisë së lartë. Ministri i Brendshëm serb, Ivica Dacic, sipas Telegraf, ka pranuar se operacioni i dorëzimit ishte kryer në fshehtësi të plotë për shkak të frikës së zbulimit të planit.

Kalinic krahas dënimit për vrasjen e ish-kryeministrit Djindjic, është dënuar edhe me 40 vjet burgim për pjesëmarrje në një numër vrasjesh, rrëmbimesh dhe në dy akte të cilësuara si terroriste.

Top Channel