Komandanti i KFOR-it, Markus Bentler, ka thënë se në pjesën veriore dhe atë jugore të Mitrovicës ka rrezik për dhunë dhe se midis shqiptarëve dhe serbëve vazhdon të ketë përplasje, për shkak të koncepteve të ndryshme politike për Kosovën.

“Mendoj se ekziston mundësia për dhunë. Mund t’i shihni statistikat e incidenteve të dhunshme ku janë përdorur armët në maj, qershor dhe korrik. Pra, nëse shikohen këto statistika mund të konstatoni se me çfarë ndërlidhen. Është e qartë se ndërlidhen me çështjen e pazgjidhur dhe kjo i shtyn disa njerëz që të shprehin dallimet midis vete me masa të dhunshme”, ka thënë Bentler.

Bentler ka thënë se fokusi i angazhimeve të trupave të KFOR-it do të jetë veriu i Kosovës. Ai u ka bërë thirrje të gjithë banorëve në këtë pjesë të vendit që të përmbahen nga përdorimi i dhunës, pavarësisht prej proceseve politike.

Top Channel