
Një zjarr i madh ka përfshirë mesditën e së martës një sipërfaqe të konsiderueshme toke, kryesisht ullishte dhe shkurre, në fshatin Portez të rrethit të Fierit.
Zjarri ka nisur në kodrat e fshatit Plykë e më pas, i ndihmuar edhe nga era, ai është zhvendosur në kodrat e fshatit Portez të rrethit të Fierit.
Sipërfaqja e përfshirë nga flakët shkon në rreth 60 hektarë.
Banorët e zonës janë përpjekur me mjete rrethanore të ndalojnë përhapjen e zjarrit në pjesën tjetër të kodrës.
Në vendngjarje kanë mbërritur punonjësit e zjarrfikses dhe një mjet, i cili nuk mund të ndërhyjë për shuarjen e zjarrit për shkak të terrenit të thyer.
Brenda një ore janë djegur dhjetra rrënjë ullinj, pronë e banorëve të këtij fshati.
Zjarri që ka filluar në kodrat e fshatit Plykë, mendohet të jetë shkaktuar si pasojë e temperaturave të larta.
Top Channel