Ministri i Turizmit, Ferdinand Xhaferraj ka deklaruar se deri me 22 gusht vendi yne eshte vizituar nga 2 milion e 575 mije vizitore nga te cilet 1 milione 720 mije te huaj dhe 855 mije shqiptare jo rezidente.
Sipas Xhaferrajt vetem për periudhen 1 korrik 15 gusht numerohen 1 milion e 300 mije vizitore, 320 mije me shume se e njëjta periudhe e vitit te kaluar. Ministri i Turizmit ka renditur dhe arsyet e rritjes se numrit te vizitoreve .
“Ndryshimi i imazhit te vendit, aderimi ne NATO dhe procedurat per integrim ne BE e kanë bere vendin te duket me evropian. Ndryshimi i imazhit te vendit eshte si pasoje e reformave te brendshme, sidomos me infrasktrukturën”, tha Xhaferraj.
Xhaferraj deklaron se rritje te konsiderueshme ka njohur turizmi kulturor gjate te ketij viti ku Butrinti, Apolonia, Rozafa kane shenuar numer te konsiderueshem vizitoresh.
Por zëvendësministri i Turizmit Nikolle Lesi eshte shprehur ashper ndaj punonjesve te pikave turistike muze, ku pak dite me pare u shkarkua drejtori i parkut te Butrintit.
“Une nuk mund te pranoj ne menyre kategorike, qe ne parqet muze, punonjesit tane te sherbejne ne menyre te pakulturuar”, tha Lesi.
Ne vjeshte pritet te behen ndryshime per ligjin e turizmit, pasi sipas drejtuesve te kesaj ministrie, zhvilimi i kesaj industrie ka nxjerre jashte loje ligjin e vjeter.
Top Channel